Gjirokastër/ Erdhën nga jashtë, 80 persona në karantinë- disave u merren tamponët, me temperaturë 38 gradë

Në Gjirokastër, ekipi i mjekëve epidemiologë është në terren prej disa ditësh për të monitoruar gjendjen shëndetsore të rreth 80 personave që gjenden tani nën karantinë të detyruar, pasi kanë ardhur nga shtete si Gjermania, Greqia, Franca dhe Italia.

Për 5 persona 3 në Lazarat dhe 2 në fshatin “Asim Zeneli” janë marrë tamponë. Të gjithë të testuarit kishin simptomë të përbashkët temperaturën deri në 38 gradë. Megjithëse sipas kreut të Inspektoriatit Epidemiologjik Arenc Brahimi nuk ka pasur raste me simptoma serioze për Covid-19 po merren masa për të garantuar evidentimin e ndonjë vatre të mundshme të koronavirusit.

Tamponë janë marrë edhe në zona të tjera që prej fundjavës, por të gjitha testet kanë rezultuar negative. Ekipet e monitorimit ju kanë kërkuar edhe qytetarëve që vijnë nga qarqe të tjera të hyjnë në karantinë të detyruar për 14 ditë në banesat e tyre dhe të informojnë çdo ditë mbi gjendjen shëndetësore.

loading...
Back to top button
Close