FOTO: Qytetarët të pabindur, grumbullohen pa radhë tek tregu i Kamzës

Shqiptarët vijonë të jenë të pabindur edhe pse qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që ruajnë distancën sociale, pasi dalin nga banesat e tyre për të bërë pazar.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, qytetarët në tregun e Kamzës nuk mbajnë radhë teksa blejnë ushqime, fruta dhe perime.

Madje nuk respektojnë as distancën sociale.

Me qese nëpër duar ata qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë ata që nuk respetojnë masat e vendosura nga qeveria rrezikojnë të burgosen.

Ai u shpreh se qytetarët që duan të bëjnë pazare, mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës.

  

loading...
Back to top button
Close