Dhimitër Kraja rikthehet në detyrë pasi u shërua nga Covid-19

Mjeku Dhimitër Kraja, i cili u diagnostikua ditë më parë me COVID-19, teksa  kujdesej për pacientët, pas shërimit është rikthyer përsëri në detyrë.

Gjatë shërbimit të tij ai u infektua nga kjo sëmundje dhe ekipi mjekësor e ndihmuan atë të kalonte këtë situatë. Në datën 4 prill ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar

Mjeku ishte ndër të parët që  i’u përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Doktor Luli” u rikthye nga pensioni në spitalin Infektiv për të ndihmuar mjekët në kurimin e personave të infektuar me COVID-19.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira,”  shkroi në “Facebook” Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke njoftuar kështu rikthimin e mjekut.

loading...
Back to top button
Close