De Biasi: Mos më përfshini në debate idiote, Panucci gaboi dhe kjo i kushtoi Shqipërisë

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi nuk ka qejf që të përfshihet në debatin e nisur na sh tekniku tejtër Christian Panucci, që tha se në ekipin kuqezi luajnë futbollistë që i ka sjellë ai dhe jo Edi Reja.

“Më duket një debat idiot dhe nuk dua të përfshihem aspak, por Panucci ka thënë ndër të tjera që e ka marrë Shqipërinë në vendin e katërt dhe e ka çuar në të tretin, gjatë fushatës eliminatore të Botërorit 2018. Në fakt ka kujtesë të shkurtër, pasi ne ishim të tretët kur u largova unë dhe e mbyllëm edicionin po të tretët. Mesa duket atij i djeg shkarkimi që në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020-ës, ose harron shpejt.”, tha De Biazi në emisionin “FanZone” në Supersport.

Ai mendon se Panucci gaboi te Shqipëria dhe kjo i kushtoi shumë ekipit.

“Unë kisha vite te Shqipëria dhe u mundova t’i jap sa më shumë informacione, pa i prekur autonominë, por pas një apo dy muajsh kuptova që donte të vijonte në rrugën e tij dhe e lashë. Nuk di të them ku gaboi, por gaboi dhe më vjen keq sepse edhe Shqipëria humbi mundësinë të bënte më mirë në eliminatore apo në Nations League.”

De Biasi thotë se për momentin, për të nuk ka vend te kuqezinjtë.

“Kombëtarja Shqiptare është në duar të sigurta, të nëj profesionisti të madh si Edi Reja dhe nuk ka nevojë për mua. Nëse në ndonjë moment do të kërkonin trajner, do të vija me shumë qejf.”

loading...
Back to top button
Close