Dalin për herë të parë pamjet, si po trajtohen të prekurit me koronavirus në Tiranë

Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv. Janë mjekë dhe infermierë që prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh”, tha Manastirliu.

Shihni pamjet se çfarë ndodh brenda Infektivit në Tiranë.

loading...
Back to top button
Close