Bino: Do bëhet një test i ri për pacientët me COVID-19, ja përse do shërbejë

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka sqaruar se në Shkodër, qyteti ku ka pasur një shpërthim të COVID-19 janë kryer më shumë se 200 testime.

“Në Shkodër janë kryer rreth 200 testime, strategjia e ndjekjes ka qenë e njëjtë në të gjithë vendit, por hetimi epidemiologjik ka qenë i veçantë në varësi të karakteristikat të veta”, tha Bino.

Ndërkohë ajo ka bërë me dije se një test i ri për që do të vijë në ndihmë për specifikimin e diagnozës së sëmundjes.

“Do të aplikohet një test i ri, por për personat në ndihmë të diagnozës që ndihmon më mirë diagnozën e sëmundjes. Sa i përket matjes së imunitetit po planifikohet dhe do të kryhet sapo të jetë gati”, tha Bino.

loading...
Back to top button
Close