Ambasadorja Kim: Mirënjohës për punën e heronjve të shëndetit në Shqipëri

“Mirënjohje për punën dhe guximin”. Ky është mesazhi i ambasadores amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim për punën e palodhshme dhe heroike të mjekëve shqiptarë në luftën kundër Covid-19.

Ky mesazh i diplomates amerikane u lëshua pikërisht për ditën Botërore të Shëndetësisë, duke shprehur mirënjohje për mjekët dhe infermierët shqiptarë. “Faleminderit për çdo mjek, infermier, teknik laboratori dhe heronjve të shëndetit në Shqipëri dhe në mbarë botën që udhëheqin luftën kundër COVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për punën tuaj të vështirë, ekspertizën dhe guximin”, shkruan Kim në Twitter.

loading...
Back to top button
Close