Koronavirusi po shkatërron ekonominë, sipërmarrjet paralajmërojnë shkurtim të punonjësve

Përhapja e Koronavirusit në vend po çon drejt falimentimitbizneset shqiptare. Në bazë të një ankete të realizuar nga sipërmarrjet prodhuese ka rezultuar se mbi 70% e bizneseve do të shkurtojnë punonjësit.

Advertisement

Ndërsa shqetësues është edhe fakti se  këto biznese nuk  kanë mundësi financiare dhe mund te rezistojnë maksimumi dhe një muaj ndërsa më pas do të detyrohen të mbyllin aktivitetin.

Sipërmarrjet prodhuese raportojnë se gjatë muajit mars shitjet ranë më shumë sesa 50% . Më pesimiste janë pritshmëritë për muajin prill ku parashikohet që shitjet të shkojnë drejt 0.

Situata e krijuar nga koronavirusi ka krijuar vështirësi edhe në pagesën e taksave pasi nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm.Kompanitë raportuan se shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese është ulur në mënyrë drastike.

Vetëm 10% e të anketuarve vijojnë të shfrytëzojnë 100% të kapaciteteve te tyre prodhuese. Për shkak se pandemia ka prekur një sërë vendesh në Europë kompanitë parashikojnë që në vijim do të ketë ulje edhe të eksporteve.

Sipërmarrjet  eksportuese raportuan një rënie të ndjeshme të porosive nga partnerët, çka pritet të përkthehet në rënie të eksporteve gjatë muajve në vijim. Eksportuesit presin një rënie të eksporteve nga 50-100%, bazuar në ecurinë e kontratave të deritanishme. /abcnews.al

Back to top button