Vendosi postobllok në hyrje të qytetit për Covid-19, tërhiqet kryebashkiaku i Poliçanit

Një javë pasi lajmi për vendosjen e një postoblloku në hyrje të qytetit të Poliçanit mori dhenë, Bashkia e këtij qyteti është tërhequr duke larguar traun. Akuzat në rrjete sociale, por edhe ankesat e njëpasnjëshme detyruan kreun e kësaj bashkie, Adriatik Zotkaj, të tërhiqet nga vendimi.

Në fakt, një javë më parë, sipas vetë kryebashkiakut, vendosja e një trau u bë me qëllim ruajtjen e qytetarëve të kësaj bashkie nga Covid 19. Nisma e pazakontë e bashkiakut ishte miratuar edhe në Këshillin Bashkiak, ku detyroheshin të gjithë qytetarët që ktheheshin nga emigrimi, por edhe ata nga qytete të tjera, por që ishin me origjinë nga ky qytet, të mos futeshin në rrethin e Skraparit.

Megjjthatë, ky vendim ka zgjatur vetëm prej 1 jave. Gazeta Shqip ka bërë një vëzhgim ditën e sotme, ku rezultoi se postoblloku ishte hequr. Madje, edhe trau i vendosur në hyrje të qytetit ishte larguar. Sipas banorëve, shkak u bëmë dhjetëra banorë që donin të ktheheshin më vendlindje.

Por, edhe presioni i politikanëve qendror, duke hequr traun e paprecedent në një qytet shqiptar. Në fakt, masat e marra nga Zotkaj te kujtonin vitet 1997, ku persona me precedentë kriminalë, në emër të Komitetit të Shpëtimit, qëndronin te armatosur në hyrje të ccdo qyteti, duke vendosur se kush duhet të futej e kush jo. Dhe, Zotkaj që ka një histori të gjatë në Policinë e Shtetit, veproi me të njëjtën mënyrë, megjithëse tentativa i zgjati vetëm 1 javë.

loading...
Back to top button
Close