Sa është mosha mesatare e të infektuarve në Shqipëri dhe e përbashkta e viktimave

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus në Shqipëri është 50 vjeç.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, përmes Silva Binos, e cila njoftoi se ka shkuar në 259 numri i të infektuarve në vendin tonë.

“Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitiv me COVID-19 është 50 vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15, ndërsa mosha mesatare të cilëve është 66 vjeç”, bëri të ditur Bino.

Më tej, mjekja theksoi se pothuajse të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë rezultuar edhe me 2 apo 3 sëmundje të tjera.

Bino theksoi se epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

loading...
Back to top button
Close