Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

KRIMINALE/ Në kulmin e pandemisë, dikujt i shkon në mendje të djegë Muzeun e Entografisë në Krumë (ALARMI I FUNKSIONARËVE TË TRASHËGIMISË)

Një zjarr i madh ka djegur Muzeun Etnografik në Krumë të Hasit.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja këto ditë është përqenduar tek pandemia e koronavirusit, nuk dihen ende detaje rreth zjarrëvënies apo autorëve.

Funksionarë të ndryshëm të trashgimisë kanë reaguar ashpër, duke kërkuar zbardhjen e çështjes.

Antropologu i njohur Nebi Bardhoshi kërkohen të veprohet sa më shpejt dhe të gjithë muzetë etnografikë të mos lihen në harresë, raporton newsbomb.al

‘Pak është të thuhet se është lajm i keq. Duke pasur parasysh situatë kur ndodh një gjë e tillë, shumëkush s’ia ka ngenë të merret me këtë çështje. Veç faktit që kërkohet zbardhja e çështjes, akoma më shumë kërkohet që ky muze të rindërtohet ose gjendet një hapësirë tjetër e denjë.

Po ashtu kërkohet të veprohet sa më shpejt për të gjithë muzetë etnografikë të mos lihen në harresë’, shkruan Bardhoshi.

Ndërkohë Besim Peka thotë se kjo godinë ku studiuan shumë emra të njohur, u shua si qiri në mesin e tyre. Ai shpreson që të ringrihet sërish, pasi është një trashëgimi kulturore me shumë vlera.

‘Plot 98 vjet qe kjo godine rrezaton drite per njerezit e kesaj krahine dhe keta njerez nuk i dhane asgje asaj dhe si per ironi te fatit, ne mengjesin e kesaj te premteje u shua si qiri ne mesin e tyre.

A do te jemi ne gjendje ta ringreme? C’rendesi ka? Per ate trashegimi kulturore qe u shkrumbua brenda saje tashme deshmojne vetem muret e shkrumbuara… .

Do zoti e leme pas pa shum deme kete pandemi qe duket se e ka mbeshtjelle kete fatkeqesi ne naten qe e shkrumboj dhe t’i perkushtohemi me mish e me shpirte ringritjes se saje, qe per neve qe jemi rritur brenda atyre mureve dimensionet e saje kane permasat e nje tempulli para te cilit ndjehemi po aq te vegjel sa c’ishim ne diten e pere te shkolles…’, shkruan Peka

Back to top button