Rrëzimi i qeverisë Kurti, flet kreu i LDK Isa Mustafa: S’jemi të kënaqur, por më mirë që mocioni u votua në Kuvend

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka folur për mediat menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, pak minuta më parë, mocion i iniciuar prej tij.

Duke folur në emisionin “Pressing”, Mustafa tha se nuk ishte i kënaqur që qeveria u rrëzua, por theksoi se më mirë që mocioni u votua nga deputetët kosovarë.

“T’ju them të drejtën nuk mund të them se jam i kënaqur. Ama sthem që jemi të zhgënjyer. Ne e kemi themeluar këtë qeveri që të punojë dhe të realizoj misionin e saj. Rrugës kemi vënë re se kemi probloeme të bashkëpunimit.

Ka qenë problem themelor cështja e bashkëpuminit me aletarët tanë, si SHBA dhe BE. Edhe ata kanë pasur kërkesa për heqjen e tarifës dhe nisjen e dialogut. Janë dhe cështjet e sanksioneve dhe masave të SHBA që për herë të parë janë marr ndaj Kosovës. Jemi ne tani ata ndaj të cilëve po merren sanksione dhe jo Serbia.

Cështja tjetër ka qenë dhe shkarkimi i ministrit të Brendshëm Agim Veliu. Mospajtimet kanë qenë të thella dhe kanë ardhur duke vluar mes nesh. Unë them është bërë mirë që mocioni u votua”, u shpreh Isa Mustafa, kreu i LDK-së.

Kujtojmë se pak minuta më parë Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit duke rrëzuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim  qeverinë e Albin Kurtit.

loading...
Back to top button
Close