Presidenti Meta flet për hapjen e negociatave: Pse qasja e re e BE është edhe e rrezikshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se klasa politike shqiptare duhet të jetë e bashkuar për të përmbushur kriteret e integrimit siç është e bashkuar tani për të përballuar epideminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Kreu i Shtetit tha se qasja e re e Bashkimit Evropian ka edhe rreziqet e veta, pasi e kthen procesin mbrapa.

Shampanjat nuk kanë munguar vitet e kaluara. Ajo që është e rëndësishme është që Bashkimi Evropian arriti konsensusin për një qasje tjetër, e cila është pozitive por është një qasje tepër e rrezikshme në rast se nuk do të përmbushim standardet e kërkuara. 

Falë insistimit të Francës, procesi tani do të ecë më shpejt në rast se ne ecim më shpejt për të përmbushur kriteret e Kopenhagënit. Para kësaj qasje na është dhënë mesazhi që rrugën e keni përpara.

Na kanë thënë që keni disa pengesa që i keni tuajat dhe ne ju mbështesim. Rreziku i saj është që ky është një proces i kthyeshëm. Pra nëse nuk ecni përpara, ju mund të ktheheni pas. 

Unë shpresoj që të gjithë të reflektojnë për të bashkuar forcat për të përmbushur të gjitha detyrimet në mënyrë të besueshme dhe të bashkuar. 

Përderisa integrimi është interes kombëtar për vendin, duhet për këtë çështje siç po punojmë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme edhe për çështjen e hapjes së negociatave të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Meta në një intervistë për “EuroNews Albania”.

loading...
Back to top button
Close