Italia dhe Spanja, vdekshmërinë 3 herë më të lartë se Kina, Gjermania rast unik

Për të katërtën ditë me radhë, numri i pacientëve të rinj që po regjistrohen në Itali ka ardhur në rënie.

Ky është elementi më shpresëdhënës në Itali gjatë këtyre ditëve. Të martën ishin 3612 raste të reja, ndërsa këtë të mërkurë janë 3491. Edhe të shëruarit janë rritur konkretisht 1032 vetëm këtë të mërkurë e në total janë tashmë 9326.

Edhe numri i viktimave u ul në 24 orët e fundit nga 743 në 683, mirëpo autoritetet thonë se numri i viktimave nuk është tregues sepse lidhet me pacienteët që janë aktualisht në terapi intensive.

Që nga dita e parë kur u regjistrua rasti numër një në Codogno e deri më tani në Italia janë shënuar 74 mijë e 386 persona me COVID-19 ndërsa viktimat 7503.

Duke analizuar të dhënat, Italia e ka 10% vdekshmërinë nga COVID-19.

Një situatë krejtësisht ndryshe nga Kina ku janë pak më shumë se 81 mijë raste gjithsej me 3280 viktima, ose ndryshe afër 2.5%. Diferencë shumë e madhe.

I vetmi shtet që i afrohet shifrave dhe mesatares së Italisë, madje e kalon atë është Spanja ku janë prekur 47 mijë e 600 njerëz dhe kanë vdekur 3434 persona.

Ajo që shkencëtaret e mjekësisë dhe specialistët nuk shpjegojnë dot, të paktën për momentin është përse në Itali dhe Spanjë ka një vdekshmëri gati 3 herë më të lartë sesa në Kinë.

Nevojë për saktësim dhe shpjegim shkencor kanë edhe shifrat e Gjermanisë ku vdekshmëria është edhe më e ulët: 206 të vdekur dhe rreth 37 mijë e 300 mbartës të sëmundjes.

Në këtë rast ekspertët thonë se në Gjermani shumica e të prekurve janë të rinj të cilët kanë aftësi ta përballojnë me më sukses sëmundjen ndryshe nga Italia dhe Spanja ku pjesa dërrmuese e të infektuarve janë të moshuar mbi 70 vjeç.

loading...
Back to top button
Close