Albin Kurti zyrtarisht kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Kosovës, qëndroi vetëm 50 ditë në pushtet
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mbrëmjen e sotme pas një seance të jashtëzakonshme me 82 vota pro, rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit të inciuar nga aleati i Albin Kurtit në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke rrëzuar qeverinë.
Kështu, Albin Kurti është zyrtarisht kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Kosovës, që pas luftës, duke drejtuar vendin për vetëm 51 ditë që nga 3 shkurti kur edhe u votua qeveria e tij në koalicion me LDK-në, shkruan newsbomb.al.
Pas luftës, shteti i Kosovës është drejtuar nga Hashim Thaçi në mandatin e parë për 1141 ditë, vitet 2008-2011, më pas po nga Hashim Thaçi në mandatin e dytë, për 1387 ditë, vitet 2011-2014, dhe nga Isa Mustafa për 1006 ditë, vitet 2015-2017.
Pas Mustafës, Kosova është drejtuar nga viti 2017 deri në vitin 2020 nga Ramush Haradinaj, për 678 ditë, raporton newsbomb.al.
Pas Haradinaj, qytetarët e Kosovës votuan në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, për Vetëvendosjen që u rendit e para dhe LDK të dytën. Dy partitë e renditura të para në zgjedhje mes shumë mospajtimesh formuan qeverinë me kryeministër Albin Kurtin.
Por kjo qeveri e re u bë dhe më jetëshkurtra në historinë e pasluftës në Kosovës, duke “jetuar” vetëm 51 ditë, pasi u rrëzua sot përmes një mocioni mosbesimi të iniciuar nga aleati i Kurtit në koalicion, Isa Mustafa, kreu i LDK. /NEWSBOMB.AL