Hapja e negociatave, Rudina Hajdari: Qëndrova në Kuvend jashtë vullnetit të PD për Shqipërinë më BE

Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka reaguar përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hajdari shprehet se ky moment është pikërisht ai për të cilin ajo kishte luftuar gjatë gjithë angazhimit të saj politik dhe arsyeja pse ajo mori vendimin për të dalë kundër Partisë Demokratike dhe qëndruar në Parlament.

“Në çdo ditë time në parlament që prej fillimit të angazhimit tim politik, por edhe në çdo moment që kam qëndruar në Parlament duke marrë një vendim goxha të vështirë kundër Partisë Demokratike ishte për një qëllim të vetëm: Pikërish për të mbështetur Shqipërinë rreth rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.

Dua të falënderoj patjetër opozitën parlamentare që ka punuar dhe luftuar fortë për këtë moment të sotëm. 

Patjetër që duhet falenderuar edhe opozita jashtëparlamentare për angazhimin që mori në Reformën Zgjedhore. Por kjo betejë nuk mbaron këtu. Ne duhet të vazhdojmë me Reformën Zgjedhore”, shprehet Hajdari.

loading...
Back to top button
Close