Sa do zgjasë piku i koronavirusit në Shqipëri? Dr. Pilaca tregon pse duhen zbatuar masat ekstreme

Situata mbi koronavirusin në Shqipëri sipas profesorit infeksionit do të duket më e qartë pas 2 ose 3 javësh. Vetëm pas këtyre dy javëve mund të kemi një panoramë më të qartë për kulmin e “pushtimit” të këtij virusi në vendin tonë.

Sipas Prof. Dr. Arben Pilaca gjithë masat drastike të marra nga qeveria bëhen për ruajtur kontrollin e përhapjes së virusit.

“E gjithë përpjekja jonë është që këtë numër që kërkon regjim spitalor, ta mbajmë në kontroll, që ti japim mundësinë të gjithëve, të mos mbingarkojmë sistemin ”, tha Prof. Pilaca duke theksuar se në luftën me këtë virus nuk duhet të prodhojmë viktima të cilat vijnë si pasojë e moszbatimit të urdhrave dhe rregullave të vendosura.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Sa do zgjasë ky piku i prekjes nga koronavirusi?

Prof. Dr. Arben Pilaca: Në fakt është luftë e gjithë shoqërisë për ta mundur këtë virus, e gjithë përpjekja jonë duhet që këtë kurbë sa më të butë dhe sa më të gjatë sepse kjo i jep mundësi të gjithë shoqërisë por sidomos sistemit shëndetësor të absorbojë nevojat që i paraqiten. Kjo është përpjekja që bëhet sot në gjithë vendet, disa prej tyre patën shpërthimin të menjëhershëm, por këtu nuk bëhet fjalë për Shqipërinë. Është problem për të gjithë globin edhe për vende më të zhvilluara se sa ne.

Mirela Milori: A është kaq kritike situata sa të justifikojë këto masa ekstreme?

Prof. Dr. Arben Pilaca: Duke qenë se e njoh, them se është absolutisht e justifikueshme, vetëm këtu kemi armën më të fortë. Nuk kemi asnjë armë tjetër ndaj këtij virusi. Pavarësisht se këto masa janë të rënda, këto do të përkthehen më pas se në çfarë dëmi kemi patur nga ky virus. Duke patur seriozitet për situatën sepse nuk mund ti lihet shtetit gjithçka, përgjegjshmëria e lartë për të bërë vlerësimin e situatës nuk do të thotë disfatë. Në këtë situatë vetëm Alaska nuk ka ende 1 rast të prekur nga ky virus. Solidariteti duhet të jetë maksimal, duke e ditur se Shqipëria ka disa veçori, ne e njohim mirë njëri-tjetrin, sjelljet e gabuara duhet ti vëmë në pah. Duhet ndihmuar për këtë distancim social.

Mirela Milori: Jemi në fillim të fillimit, dmth nuk e kemi parë ende më të keqen, ju thoni se pas 2-3 javësh do shohim vërtetë situatën, çfarë ndodh pas 2-3 javëve nëse jemi në rënie të kurbës.

Prof. Dr. Arben Pilaca: Nëse kalon klinikisht mirë, pas kësaj do të duhet të bëhen 2 apo 3 teste me tamponë, që duhet të dalin negativ. Ky regjim kujdesi maksimal sipas urdhëresave do të duhet të vazhdojë , kam parasysh të sëmurin i cili shërohet, format e mesme deri tek të rëndat, 2-3 javësh është klinika, sëmundshmëria. Ata që e kalojnë në forma shumë të rënda dhe e kalojnë, ata e kanë më të gjatë për arsye të dëmtimeve që pësojnë dhe kohës më të gjatë të rikuperimit të mushkërive. Këtu kam parasysh të gjithë ata që kanë rezultuar pozitiv, pra të infektuar të konfirmuar sepse nuk konfirmohet të gjithë rastet që janë infektuar. Në këtë rast jo të gjithë kanë nevojë për spital, për fat të mirë një pjesë e mirë janë forma të lehta dhe të mesme të cilat kalojnë pa nevojën e regjimit spitalor. E gjithë përpjekja jonë është që këtë numër që kërkon regjim spitalor, ta mbajmë në kontroll, që ti japim mundësinë të gjithëve, që të mos mbingarkojmë sistemin, edhe kolegët tanë në frontin e luftës, tu japim mundësi edhe të rikuperojnë vetveten. Këta kolegë tanët kanë mirënjohjen dhe mbështetjen tonë.

Mirela Milori: Prof. Pipero ditën e sotme bëri një propozim për ata që dalin në këtë situatë, kur thuhet se nuk duhet të dilni, “atyre nuk duhet ti vihet gjobë por duhen trajtuar si njerëz armë të shkatërrimit në masë”, duket e ekzagjeruar?

Prof. Dr. Arben Pilaca: Jo ka të drejtë, madje ka disa shtete që për këta njerëz merr masa më ekstreme, marrin edhe burgime të përjetshme, kaq e rëndësishme dhe serioze është situata.

Çdo njeri mund të kontribuojë për të ndryshuar situatën, të mbajmë distancë, të ruajmë higjienën. Kam vënë re këto ditë se edhe rinia sidomos, janë pre e alkoolit, nuk është mirë pasi kjo humb kontrollin, ata duhet të jenë mesazherët e kësaj situate./abcnews.al

Back to top button