Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Baton Haxhiu: Në opozitë Albin Kurti do të shikojë si do formohet qeveria e re dhe si do hiqet taksa

Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, tashmë i shkarkuar me mocion mosbesimi, do të shohë në opozitë si do të formohet qeveria dhe do të hiqet taksa ndaj Serbisë.

I pyetur për rrëzimin e qeverisë, Haxhiu ka thënë se ai personalisht e kishte paralajmëruar që koalicioni do ishte jetëshkurtër pikërisht për sjelljen e Albin Kurtit.

“Unë besoj që Albin Kurti do të jetë në opozitë dhe do t’i shikoj dy procese që do të ndodhin, formimin e një qeverie të re dhe dy, heqjen e taksës 100, të dy këto gjëra me lehtësi dhe arrogancë dhe me ndërgjegje të munguar të një lideri dhe një me krenari të panevojshme të një njeriu që udhëheq një shteti të periferisë të botës me 2 milionë banorë që t’i kundërvihet panatyrshme një gjëje e cila është e vogël me marrëdhënie politike”, ka thënë Baton Haxhiu, raportojnë mediat kosovare.

Back to top button