Tregtarët tregojnë pse kanë rritur çmimet e fruta-perimeve! Task-Forca bllokon bizneset abuzive! Edhe Elbasani ‘problematik’ (VIDEO)

Pas denoncimeve që kanë mbërritur në redaksinë tonë, Report Tv me gazetarin Arsen Rusta kanë bërë një vëzhgim në disa pika shitjes të frutave dhe perimeve në rrugën e Elbasanit është fakt! Çmimet kanë pësuar një rritje prej 20 lekësh, kryesisht të portokalleve dhe limonëve, dy produktet bazë që rekomandohen për t’i konsumuar në “luftën” ndaj koronavirusit. Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët shprehen se dy ditë më parë e kanë blerë portokallin me 80 lekë kg, e ndërsa sot ai shitet në treg me 100 lekë.

“Mos e pyet, janë rritur çmimet. Dy ditë më parë ka qenë 80 lekë kg”

“Çmimet janë rritur, se bëj shpesh pazar. Portokalli ka qenë 75-80 lekë”

“I kanë ngritur çmimet e doreza. Portokalli 160, i kam marrë në një vend tjetër”, thanë disa prej qytetarëve që sot kishin dalë nga shtëpia për të bërë pazar.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga vetë shitësit, por sipas tyre e gjitha është për shkak se çmimet i ka rritur shumica, e që më pas reflektohet edhe tek pakica.

“Problemi është tek shumica, se ne si biznes kemi qenë konstant dhe nuk është momenti që gjuajmë krizat për të rritur çmimet. Nuk ka asnjë produkt shqiptar, janë të importuara. Ka pasur shumë shitje këto. E kam marrë portokallin 90 lekë kg, e shes me 100 lekë”, tha pronari i një biznesi, i cili mes të tjerave theksoi se nuk shfrytëzon kriza për të tilla për të fituar, përkundrazi. Ai është shprehur i gatshëm të punojë vullnetarisht. “Jam i gatshëm që të punoj vullnetarisht, vetëm të më sjellin mallin dhe e shes unë”, tha ai.

“Nuk e kemi në dorë, edhe ne me çmime të larta i kemi marrë. I ka rritur shumica”, tha për Report Tv pronari i një dyqani fruta-perimesh.

1584264247_fruta.jpg

Një tregtar i fruta perimeve

Një tjetër pronar shprehet se rritja e çmimeve ka ardhur edhe për shkak të shtetrrethimit. Duke qenë nuk ka një makinë me loga dhe nuk është akredituar në polici për të marrë një autorizim, i duhet të paguajë një makinë tjetër për t’i sjellë mallin nga shumica. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e beftë të çmimeve.

” Çmimet janë rritur se nuk kemi mjete. Po të na linin të dilnim me makinat tona të do të ishin çmimet më të ulëta”, tha ai.

Njëzëri ato pranojnë se kanë pasur kontrolle nga Task- Forca.

“Po, kemi pasur kontrolle”

“Po, na kanë ardhur dhe na kanë kontrolluar”, shprehet ato dhe fakti që vijojnë ende të tregtojnë tregon se nuk kanë pasur një rritje stratosferike të çmimeve, ndryshe nga një pikë në Brryl, e cila është bllokuar nga Hetimi Tatimor.

Pika e bllokuar

Gjithashtu, ajo që vihet re në një vëzhgim me sy të lirë është që këto pika janë të “populluara” nga mosha e tretë. Edhe pse janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ato shprehen se duhet të dalin “nga halli, pasi nuk ka kush t’ua bëj pazaret”, por nuk kanë vendosur asnjë masë mbrojtëse si maska apo doreza.

“Hajt mo, e di që s’duhet të dal, po nga halli”

“Duhet të hamë prandaj kemi dalë, s’ka kush të mi bëjë pazaret”, thanë qytetarët.

1584264224_fruta1.jpg

Një i moshuar duke blerë fruta perime

Ndërkohë, një situatë e ngjashme paraqitet edhe në qytetin e Elbasanit, ku nuk kanë munguar abuzimi me çmimet. Një kg limon kushton 250 lekë, ndërkohë që ka qenë 150-180 lekë kg, portokalli shitet 130 lekë.

Nisur nga kjo situatë ka pasur edhe një paralajmërim nga kryeministri Edi Rama, i cili u ka bërë me dije tregtarëve të shumicës që nëse rrisin çmimet do të gjobiten me 5 mln lekë, e ndërsa pakica me njëqind mijë lekë, nëse kjo rritje nuk vjen nga importi. Në rast përsëritje subjekti do të mbyllet për 6 muaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com

loading...
Back to top button