Trajtuan të sëmurët me koronavirus, infektohen dy pjesëtarë të personelit të spitalit “Shefqet Ndroqi”

Mes personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, janë dhe dy pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pas testimit të 17 personave të personelit shëndetësor të këtij spitali, pas kontakteve me të sëmurët e identifikuar me COVID-19, rezulton se 2 prej tyre, kanë rezultuar pozitivë.

Në vendin tonë numri i të infektuarve ka shkuar në 42 persona.

loading...
Back to top button