Tek ish Blloku/ Shqiptarët si italianët, luajnë muzikë në ballkon (VIDEO)

Teksa prej disa ditësh populli shqiptar ndodhet i izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, njerëzit mundohen që të gjejnë mënyra të ndryshme që të kalojnë kohën.

E një nga mënyrat më të bukura është duke dëgjuar muzikë, apo duke e luajtur vetë muzikën.

Ashtu siç populli italian, shqiptarët janë duke u përpjekur që të ngrenë zërin e shpresës me dëshirën që kjo situatë e krijuar do të marrë fund sa më shpejt.

Së fundmi po qarkullon një video në rrjet, e filmuar në zonën e ish Bllokut, ku një persona ka dalë në ballkon dhe i bie violinës.

Në sfond gjithashtu dëgjohen edhe të tjerë që duartrokasin personin në fjalë, për atmosferën e bukur që po krijon.

loading...
Back to top button