Shqiptarët mes 4 rrugëve/ Rrezikojnë zonën Schengen, gjoba shkon nga 600 deri në 1200 euro

Shumë shqiptarë kanë udhëtuar jashtë vendit dhe pandemia i zuri në Gjermani, SHBA, Itali apo edhe vende të tjera. Bëhet fjalë për ata shqiptarë që kanë udhëtuar në vende të ndryshme të Europës, duke shfrytëzuar afatin tremujor që u jep të drejtë lëvizja e lirë, ose ndryshe regjimi i udhëtimit pa viza.

Por, tashmë që pandemia ka pushtuar botën dhe madje, epiqendra llogaritet të jetë Evropa me Italinë në vendin e parë, shumë shqiptarë na kanë shkruar dhe kërkojnë ndihmë.

Ata thonë se mbyllja e kufirit i ka lënë jashtë Shqipërisë, por nëse do të mbërrijnë në një kohë tjetër, përveç gjobës së majme nga 600 deri në 1200 euro, rrezikojnë edhe shumë vite ndëshkimi pa të drejtë kalimi, pasi kanë shkelur afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

Burime nga Policia, thonë se kjo  nuk mund të marrë zgjidhje të njëanshme vetëm nga pala shqiptare. Për më tepër, që shumë shqiptarë e kanë bërë këtë zgjidhje, si një mundësi punësimi private, jo e organizuar, përmes qendrave të ndryshme të punës. Ndërkohë, ato pak linja fluturimi nuk lejojnë udhëtimin drejt Shqipërisë, pasi vendi ynë, si një prej masave ekstreme ka marrë atë të mbërritjes së avionëve nga Italia vetëm të boshatisur, me qëllim që të marrin nga Shqipëria shtetasit e tyre.

Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë dhe që zbatojnë rregullat e hapësirës Shengen janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Islanda, Italia, Letonia, Lichtenshtejn, Lituania, Luksemburg, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.

Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në vendet si më sipër, për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet 6-mujori përgjatë stë cilit, shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje-dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilin udhëtim.

Nëse përgjatë një 6-mujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë, si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në 6-mujorin pasardhës.

Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për 6 muaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Schengen-it. Shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën Schengen.

Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Schengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë për qëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim.

Për të qëndruar përtej afatit 90 ditor për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë të tipit D). Pajisja me vizë D garanton marrjen e lejes së qëndrimit, për qëndrim afatgjatë.

Kërkesë parësore është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuar financiarisht udhëtimin. Autoritetet kufitare të huaja, kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e shtetasit, i cili nuk është në gjendje të justifikojë motivin e udhëtimit.

Hyrja në hapësirën Shengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve të zones Schengen, për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.

Nëse një shtetas është ndaluar të hyjë në hapësirën Schengen duhet që, personalisht të kërkojë informacion nga vendi, i cili ka bërë ndalimin e tij, pranë përfaqësive diplomatike ose konsullore të atij vendi.

loading...
Back to top button