Shkodra e pabindur/ 700 të huaj mbeten në kufi, 60 forca policie e ushtrie bllokojnë lëvizjen

Në zbatim të Urdhërit të Brendshëm të Policisë, në qytetin e Shkodrës, janë ngritur dhe kanë funksionuar gjithsej 16 pika kontrolli me 60 punonjës policie, të mbështetur nga punonjës të FNSH dhe Ushtrisë. Një pikë kontrolli është vendosur në Urën e Bunës për reduktimin e lëvizjes edhe të këmbësorëve.

Nuk ka asnjë të  infektuar me COVID-19 në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në pikën kufitare të  Muriqan është ndërprerë totalisht qarkullimi, ndërsa në pikën kufitare të  Hanit Hotit janë rregjistruar rreth 700 shtetas të huaj dhe vendas që kanë kaluar dy anët e kufirit.

Nga Komisioni i Mbrotjes Civile në qarkun e Shkodrës është tërhequr vëmendja përsëri për ndërhyrjen e strukturave ligjzbatuese në kontrollin dhe monitorimin e çmimeve si dhe në pastrimim e higjenizimin e rrugëve kryesore e sidomos të vendgrumullimit të mbeturinave. Është kërkuar që të shpejtohen mekanizmat për sigurimin e maskave dhe dorezave pasi ka mungesa në qytetin e Shkodrës.​

loading...
Back to top button