Rama: Numri i të infektuarve do rritet, me rrogën e marsit, bluzat e bardha 1 mijë euro bonus

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i të prekurve me koronavirus do të shtohen në javët e ardhshme.

Ai deklaroi se thirrjes së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, për t’ju bashkangjitur ekipit të personelit mjekësor për të luftuar COVID-19, i janë përgjigjur 400 mjekë.

Rama tha se që me rrogën e marsit, mjekët që tashmë janë në vijën e parë të luftës, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro, që do të vijojë të jepet deri në përfundim të kësaj situate. Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë, se ky bonus do t’u jepet edhe të gjithë vullnetarëve që do të vihen në front kundër koronavirusit.

“Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar.

Ta dimë të vëtetën, ta pranojmë të vërtetën dhe të jetojmë me të. Kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër. Ne duhet të bëjmë ato që duhet të bëjmë per të mbrojtur trupin tonë, te familjarëve tanë”, deklaroi Rama.

loading...
Back to top button