“Qëndroni në shtëpi dhe ngrini flamujt”, TKZ ka një mesazh për të gjithë

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar rreth situatës që ka krijuar përhapja e koronavirusit në vendin tonë.

Besnikët e kombëtares së Shqipërisë kanë një sugjerim të bukur në lidhje me të gjithë tifozët dhe jo vetëm.

Ultrasit bëjnë thirrje të vendoset flamuri më i bukur në botë në ballkone dhe dritare, një mënyrë që sipas tyre do të tregonte forcë dhe stabilitet në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Qëndroni në shtëpi dhe bëni kujdes. Një mënyrë për të treguar forcë dhe sensibilizim duke ngritur flamurin kombëtar në ballkonet dhe dritaret tona.

Do ja dalim. (Fotot janë shkëputur nga anëtarët tanë me flamujt e ngritur në banesat e tyre)”, lexohet në postimin e TKZ në faqen zyrtare në Facebook.

loading...
Back to top button