Psiokologu Edmond Dragoti këshillon: Ja si të përballojmë qëndrimin në ‘4 muret’ e shtëpisë

Profesori dhe psikologu Edmond Dragoti bëri thirrje që qytetarët të qetësohen në këtë situatë dhe të mos panikosen, pasi kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik.

Në një lidhje live në emisionin “Pa Protokoll”, profesori dhe psikologu Edmond Dragoti bëri thirrje që qytetarët të qetësohen në këtë situatë dhe të mos panikosen, pasi kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik. Paniku dobëson sistemin imunitar dhe më tepër përkeqëson situatën e njerëzve me sëmundje kronike.

Profesor Dragoti tha se e gjitha çfarë duhet në këto raste është ndërgjegjësimi dhe durimi, dhe të dyja këto do të kultivohen me kalimin e kohës. Izolimi në shtëpi, tha Dragoti është parësore dhe se kjo situatë do të na bëjë të gjithë të reflektojmë mbi nevojat tona të domosdoshme dhe të na bëjë të zgjuar se si të ruajmë vetën jo vetëm në këtë rast por në çdo rrezik tjetër që mund të na kanoset. Për Edmond Dragotin në këtë periudhë izolimi në shtëpi është mirë të kultivojmë kulturën e komunikimit, ta marrim lehtë atë pa zënka dhe njerëzit të mos lexojnë gjatë gjithë kohës lajme për koronavirusin.

“Është shumë e vështirë të trajtosh një sëmundje të zakonshme jo më një sëmundje që nuk duhet ende se çfarë është dhe nuk ka kurë. Për ne nuk është e zakonshme të izolohemi në shtëpi. Kjo situatë e tanishme na bën të reflektojmë dhe të kuptojmë nevojat tona të domosdoshme. Ka pas njerëz që duhen të sfidojë rrezikun, por ajo nuk sfidohet duke i dale përpara, por duke e shmangur atë. Lufta me virusin nuk kërkon guxim por durim, zgjuarsi se dije që të dish se si të përballosh përmes këshillave. Nuk jemi të përgatitur të kalojmë një kohë të gjatë në shtëpi do të flasim me veten apo me dy tre familjarë. Durimi është elementi kryesor dhe pritja në kohë ajo që do ta shtyjë të menaxhohemi brenda familjes. Duhet të ruajmë një komunikimin pozitiv me njëri tjetrin dhe pa zënka . Merreni komunikimin me lehtësi. Mos ndiqni vazhdimisht vetëm laje për virusin. Ndërgjegjësimi dhe durimi janë thelbësore në luftimin e kësaj sëmundje. Fakti që gjysmën e popullsinë e kemi emigracione na bën mjaft të rrezikuar, dhe mbyllja e kufijve ka një efekt pozitiv edhe në pritshmëritë e njerëzve”, tha Dragoti. /e.s/

loading...
Back to top button