Nuk respektojnë masat kundër COVID-19, punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës qëndrojnë vetëm pak centimtra larg fëmijëve

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Luneda Sufali ka shpërndarë sot disa foto nga Qendra e Zhvillimit Rezidencial Durrës.

Në foto shihen punonjësit e kësaj qendre duke mësuar fëmijët, por duke thyer regullin e parë të kujdesit ndaj COVID-19, atë të distancën mes njëri-tjetrit.

Postimi i Luneda Sufalit

Siç shihet në foto punonjësit e qendrës janë shumë afër me fëmijët dhe distanca është vetëm pak centimetra, por drejtoresha shkruan se siguria është e para. “👉🏻 Në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës përveç kujdesit gjatë periudhës së karantinimit, po argëtohemi dhe po mësojmë 👏🏼 Siguria e para! #NeRrimënështëpi”, shkruan Luneda Sufali.

Edhe pse Lunada Sufali jep këshillat që qëndrojmë të sigurt dhe të qëndrojmë në shtëpi, tregon se si brenda një institucioni që ajo e ka në varësi thyen masat kundër përhapjes së COVID-19.

loading...
Back to top button