Nga e marta Shqipëria do të jetë e gjitha në karantinë

Masat e blindimit të aplikuara për Tiranën e Durrësit do të aplikohen në të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi “karantinën” e re që do të aplikohet nga e marta e javës së ardhshme.

Në një komunikim në Facebook nga shtëpia ku ndodhet i vetëkarantinuar si shumica e qytetarëve, Rama theksoi se kjo masë që u mor në Tiranë, Durrës dhe në disa qytete të tjera do të zbatohet në të gjithë Shqipërinë, deri në zonat kufitare të territorit të saj.

Rama tha se numri i të infektuarve në ditët në vijim do të rritet.

Sot hyn në fuqi Akti Normativ, që tregon masat speciale për luftimin e këtij armiku. Jemi shumë larg gjysmës, prandaj cdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri.

Të martën perimetri i blinduar do njësohet me kufirin e Shqipërisë dhe e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë siç ishin Tirana e Durrësi këtë javë që kaluam”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se pas apelit të lëshuar nga Ministrja e Shëndetësisë për mjekë e infermierë vullnetarë ka pasur një fluks aplikimesh në të dy portalet, sipas tij.

Ndërsa bëri të ditur se edhe të hënën shumica e administratës do të jetë pushim.

loading...
Back to top button