“Muzikë nga shtëpia”/Artistët shqiptarë “shërojnë botën” me tinguj nga banesat (video)

Artistët shqiptarë kanë dhënë mesazhin tyre nëpërmjet tingujve të muzikës për të gjithë qytetarët në këto ditë të vështira, të mbyllur në shtpi, për të shmangur infektimin nga koronavirusi.

Ata i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Kulturës “Muzikë nga shtëpia”.

Nga banesat e tyre, muzikantët kanë luajtur këngën e këngëtarit Michael Jackson – “Heal The World” (Shëroje botën”, për të kënaqur shqiptarët në këto momente, ku ata qëndrojnë të mbyllur në banesa.

Një mesazh i tillë ka marrë falënderimet e ministres së Kulturës, Elva Margariti.

“Faleminderit pafund për të gjithë artistët që iu bashkuan nismës së Ministrisë së Kulturës, “Muzikë nga shtëpia”. Sot muzika shoqëroi ditën tonë duke na bërë të buzëqeshim dhe këndojmë.”, shkroi ajo në Facebook.

loading...
Back to top button
Close