Mjeku Pipero tregon ilaçet më efikase kundër koronavirusit që do të përdoren te pacientët

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar ilaçet që do të përdoren për personat e prekur nga koronavirusi në vend.

“Asnjë mjek nuk bën eksperiment me ilaçet, kolegët në Kinë, Itali apo vende të tjera kanë përdorur medikamente të ndryshme, qoftë ato me natyrë antivirale, si Tamiflu, apo klorofina apo imunodepresor apo një medikament antiremautizmal, Tocilizumab, me rezultate të kënaqshme. Të gjitha medikamentet janë bazuar në eksperiencën e gjatë të mjekëve respektivë, apo në principin e tyre aktiv, por duhet të dini që deri tani ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër COVID19, kështu duhet të jemi të kujdesshëm për trajtimet.

Dimë që trajtimi i këtij virusi është suportiv është simptomatik, oksigjenoterapia luan rolin kryesor, dhe imuniteti bën kërkesën e rëndësishme në përballimin e sëmundjes. Është edhe një medikament që përdoret në trajtimin e HIV/AIDS që është përdorur me sukses nga kolegët, ndaj në vijimësi të eksperiencave të kolegëve tanë edhe ne po përshtatim këto mjekime.”tha ai në News 24

loading...
Back to top button