Letra / Nga pagat e punonjësve te taksat, 6 kërkesat e biznesit për Qeverinë

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Biznes Albania i kanë paraqitur qeverisë 6 kërkesa për të ulur impaktin e koronavirusit në ekonomi.

Në kërkesat e biznesit theksohet se qeveria duhet të garantojë që:

– Të mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera për 3 muaj dhe të kompensohen nga shteti!

– Të mos paguhen sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe të kompensohen nga shteti!

– Pagesat e energjisë dhe ujit të ngrijnë per 3-6 muaj varësisht nga koha e zgjatja e situatës

– Gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mos funksionimit te gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj

– Kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroriborit, pagesat pas 3-6 muajsh të mos kenë penalitete!

Pagat e punonjesve të biznesve të mbyllura të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqerore!, thekson Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Biznes Albania.

Letra: 

UNIONI I DHOMAVE TE TREGTISE DHE INDUSTRISE

Biznes ALBANIA dhe gjithë shoqatat e biznesit ne shqiperi!

Kërkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID-19 ne ekonomi.

1-Unioni i dhomave te tregtisë Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e covid 19 ne Shqiperi, dhe me pasoja te renda sidomos për  biznesin e  vogël dhe te mesëm, biznesin e shërbimeve ….sektorin e turizmit dhe fasonerise etj!

2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojne se Qeveria duhet te angazhohet seriozisht per te perballuar pasojat ekonomiko financiare te Covid-19!

Qeveria shqiptare duhet te kerkojë financime nga institucione financiare nderkombetare FMN Banke Boterore dhe institucione te tjeta, nga komisjoni europjan , per te ndihmuar dhe mbeshtetur bizneset private qe mund te kolapsohen nga kjo situate !

Disa propozime qe adreson biznesi per qeverine do te ishin:

-Te mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Te mos paguhen sigurimet shoqerore për 3-6 muaj dhe te kompensohën nga shteti!

-Pagesat e energjise dhe ujit te ngrijne per 3-6 muaj varesisht nga kohe zgjatja e situates

-Gjobat e vena biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, per shkak te mos funksionimit te gjykatave te ngrijne per 3-6 muaj

-Kredite te mos paguhen per 3-6 muaj dhe gjate kesaj kohe te ulen interesat ne nivelin e euroriborit , ….pagesat mbas 3-6 muaj te mos ken penalitete!

Pagat e punonjesve te biznesve te mbyllura te paguhen ne nivelin e raportit mjeksor nga sigurimet shoqerore!

loading...
Back to top button