“I love you”/ Rama nxjerr shifrat: Ia kaluam edhe Zvicrës, por mos ta pësojmë…

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i inkurajuar sonte, teksa ka publikuar disa të dhëna. Kreu i qeverisë shkruan se vetëm 37 qytetarë që janë kthyer nga Italia ditët e fundit kanë thyer karantinën.

Rama bën thirrje që të vazhdohet me respektimin e masave kundër koronavirusit.

🔴 NË GJITHË SHQIPËRINË SOT VETËM 37 SHKELJE TË RREGULLIT PËR VETËKARANTINIMIN E TË ARDHURVE NGA ITALIA 14 DITËT E FUNDIT😀

NUK DI Ç’TË THEM, SE 37 SHKELJE NË GJITHË VENDIN EDHE ZVICRËS I DUKEN FANTAZI😂, POR LUS ZOTIN QË TA MBANI KËSHTU VETEN NË VAZHDIM DHE MOS TA PËSOJMË SI ATO NDESHJET E KOMBËTARES KUR I HAMË GOLAT NË FUND E DALIM NGA STADIUMI SI… 😳

🔴 I LO❤️E YOU

loading...
Back to top button