COVID-19/ “Çmenden” çmimet në Berat, 320 lekë 1 kg limon, ja sa shiten dezinfektantët dhe maskat! Boshatisen rrugët e qytetit

Berati sot,pa makina në qarkullim dhe pak njerëz në rrugë. Çmenden çmimet në Berat,ushqimoret,marketet dhe farmacitë rrisin çmimet. 320 lekë 1 kg limon. Dezifektantën 600-700 lekë,maskat 500 lekë.

Nga dita e sotme, prej orës 06:00 të mëngjesit është ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve si dhe hyrjet e daljet e tyre në qytetin e Beratit. Kjo ka bërë që Berati sot të jetë i qetë,me rrugë pa makina dhe shumë pak njerëz.

Në qytet lëvizin që prej mëngjesit vetëm ambulancat, policia dhe mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga policia e shtetit. Edhe pse ka ende njerëz në rrugët e qytetit,ata janë të paktë në numër dhe i sheh të dalin për të blerë ushqime e fruta ose për të shkuar në farmaci.

Ajo që vihet re këto dy ditët e fundit në Berat është rritja e çmimeve, ku frutat dhe perimet kanë pësuar një rritje me 40-45%, krahasuar me javë më parë. Në kuadër të panikut për përhapjen e koronavirusit, të shumtë kanë qënë qytetarët beratas që kanë vërshuar drejt tregjeve të fruta-perimeve,ku produktet më të kërkuara janë ato me përmbajtje të vitaminës C.

Por, kjo ka bërë tregtarët të shtrejtojnë çmimet,sidomos çmimet e agrumeve dhe veçanërisht të limonit, që këto dy ditët e fundit varion nga 300-320 lekë për kg, sipas tregtarëve kur 10 ditë më parë çmimi i tij ishte 200 lekë për kg.

Po kështu, edhe farmacitë në Berat kanë rritur çmimet e maskave mbrojtëse dhe produkteve me përmbajtje dezinfektuese, duke përfituar nga interesimi i lartë dhe paniku i qytetarëve.Kostoja e këtyre produkteve që janë mjaft të kërkuara këto ditë nuk është ajo e mëparshmja.

Kështu, çmimi i dezinfektantëve ka shkuar në stratosferë, një dezinfektant i thjeshtë që deri dje kushtonte 150 lekë të reja sot kushton plot 600-700 lekë Po ashtu, edhe çmimi i maskave mbrojtëse është rritur në 500 lekë të reja, një çmenduri kjo për qytetarët që kërkojnë të mbrohet nga virusi COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

loading...
Back to top button