Çmimet abuzive, Rama paralajmërim të fortë për farmacitë dhe bizneset: Gjoba 5 milionë lekë e mbyllje aktiviteti

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë bizneset për sa u përket rritjeve të çmimeve duke thënë se kushdo që do të kapet në shkelje do të dënohet nga 100 000 lekë deri në 5 milionë.

Paralajmërimi është bërë për të gjitha farmacitë, bizneset ushqimore, tregtare etj.

Ndër të tjera Rama shkruan se përveç gjobave kushdo biznes që kapet në shkelje të përsëritur do të mbyllet subjekti deri në 6 muaj.

Mesazhi i Ramës:

“RRITJA ABUZIVE E ÇMIMIT TË SHITJES TË TË GJITHA MALLRAVE DHE PRODUKTEVE USHQIMORE, BARNAVE, PAJISJEVE MJEKËSORE DHE SHËRBIMEVE, NË KRAHASIM ME ÇMIMIN E TYRE NË SHITJE TË RREGULLT TË TREGTUAR NË MUAJT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV DHE PËR PRODUKTET SEZONALE, SIPAS ÇMIMIT TË TREGTUAR NË TË NJËJTËN PERIUDHË KOHORE TË VITIT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV, KUR NUK VJEN SI PASOJË E ÇMIMIT NGA IMPORTI I TYRE, DËNOHET ME GJOBËN 5 000 000 (5 milionë) LEKË PËR SHITJEN ME SHUMICË DHE 100 000 (njëqind mijë) PËR SHITJEN ME PAKICË. NË RAST PËRSËRITJEJE SUBJEKTIT I MBYLLET VEPRIMTARIA PËR 6 MUAJ.” shkruan Rama.

loading...
Back to top button