A po i kopjon Shqipëria masat që u morën nga kinezët, që tashmë e kanë fituar luftën?!

Prova e parë që Kina po e fitonte vërtet betejën me koronavirusin ishte vizita e presidentit Xi Jingping në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan. Është e qartë se po të ishte e gjitha propagandë, presidenti do të ishte këshilluar që të mos e vinte veten përballë rreziqesh të panevojshme.

Shenja e dytë, ishte rënia e ndjeshme e numrit të rasteve të prekura si dhe mbyllja e një sërë qendrash sportive e fabrikash që ishin shndërruar në spitale të përkohshme për shkak të emergjencës së Covid 19.

Po si ia doli mbanë Kina, vendosi nga ku shpërtheu sëmundja që ta vinte nën kontroll virusin e tmerrshëm? Pekini veproi me “grusht të hekurt” për izolimin e të gjithë qytetit të Wuhanit dhe të 11 milionë banorëve të tij, e më pas edhe mjaft qytete të tjerë. Për tu siguruar që njerëzit nuk do të lëviznin, u nxor në rrugë ushtria. Nga janari deri në shkurt, Kina izoloi 507.5 milionë banorë, me karantina të plota ose të pjesshme në 20 provinca të vendit.

Tre kompanitë e mëdha të telefonisë, China Mobile, China Telecom dhe China Unicom, bashkëpunuan ngushtësisht me autoritetet për shpërndarjen e të dhënave të lokalizimit të virusit, e të njëjtën gjë bëri Ministria e Informimit Teknologjik. Në luftën kundër sëmundjes u përdor çdo gjë: robotë dezinfektues, helmeta smart, dronë të pajisur me kamera termike.

Autoritetet kineze mobilizuan edhe sistemin e tyre të sofistikuar të mbikqyrjes për të diktuar individët e prekur e për të vendosur karantinat. Kamerat e njohjes së fytyrës janë gjithandej në Kinë dhe kompanitë, e përmirësuan teknologjinë e tyre në mënyrë që të skanonin masat për temperaturë e të dallonin personat që nuk mbanin maskë. Pikasja e shpejtë e infektimeve ishte çelës i suksesit edhe në Korenë e Jugut.

loading...
Back to top button