A po dezinfektohen rrugët dhe ambientet publike në Shqipëri, njësoj siç u veprua në Kinë?!

Koronavirusi është kryefjala e këtyre ditëve dhe shqetësimi më madhor i momentit për mbarë botën. Në Kinë, aty ku edhe nisi gjithçka, rastet janë ulur ndjeshëm dhe duket se beteja me virusin po fitohet, por për kontinentin e vjetër, Evropën, ajo sapo ka nisur. Në “luftë” është edhe Shqipëria e varfër, ende pa mbyllur mirë dhembjen që shkaktoi tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit.

Si e fitoi betejën Kina?

Izolim, parandalim dhe dezinfektim. Sigurisht edhe shumë para të financuara. Këto janë veprimet kyçe, që çuan Kinën në fitore, edhe pse koronavirusi ka shkaktuar ‘plagë’ të thella në ekonomi. Në luftën kundër sëmundjes u përdor çdo gjë: robotë dezinfektues, helmeta smart, dronë të pajisur me kamera termike.

Në të gjitha qytetet kineze, dezinfektohet në mënyrë të vazhdueshme gjithçka, që nga rrugët, ndërtesat, autobuzët dhe metrotë. Dezinfektimit nuk i kane shpëtuar as bankat, bankomatet dhe kartmonedhat, të cilat përmbajnë nivel të lartë mikrobial. Video e mëposhtme është treguesi që e fakton këtë.

Çfarë po bën Shqipëria

Edhe pse koronavirusi kishte “gjunjëzuar” Italinë, aty ku jetojnë dhe punojnë me qindra mijëra shqiptarë, vendi ynë mora masa vetëm pas konfimirmit të rasteve të para. Madje, një shkolle private që pezulloi mësimin, iu pezullua licenca. Si për ironi, pak ditë më vonë, mësimi u pezullua në gjithë Shqipërinë.

Masat ekstreme nisën fillimisht me Tiranën dhe Durrës, për t’u përshkallëzuar më pas gradualisht në të gjithë vendin. Në bashkitë e vendit ka nisur një fushatë dezinfektimi, kryesisht në koshat e plehrave, ashensorët e pallateve, rrugicat e qytetit. Por pavarësisht nismës pozitive, jot ë gjitha lagjet janë dizinfektuar, çka do të thotë se potencialisht virusi mund të jetë duke “fjetur” aty. Megjithëatë, nuk ka ende një nismë për dezinfektimin e parave.

Aksionin më të madh të dezinfektimit e ka marrë bashkia Tiranë, që është edhe qendra e koronavirusit. Gazeta SHQIP ka bërë një investigim dhe rezulton se edhe në bashkitë, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhe, Pukë, Shkodër etj., janë ndërmarrë fushata të tilla, edhe pse të kufizuara.

Por sa efikase janë?

Nëse shohimin intensitetin e masave të marra në Kinë dhe shtrirjen e tyre, Shqipëria është ende larg. Autoritetet kineze kanë dezinfektuar çdo ambient publik dhe çdo rrugicë, me sasi të bollshme dezinfektuesi. Kuptohet që mundësitë janë të ndryshme pasi flasim me një prej ekonomive më të fuqishme në botë.

Ndaj, edhe vetë qytetarët duhet të bëjnë të pamundurën për të dezinfektuar ambientet e tyre dhe për të treguar përgjegjshmëri të lartë në mbajtjen e higjienës. Larja e duarve, vazhdimisht, për të paktën 20 sekonda, duhet të kthehet në një ritual të përorshëm. Do ta fitojmë edhe këtë betejë.

loading...
Back to top button