Si i gënjeu 61-vjeçarja e infektuar me koronavirus mjekët në Fier/ U desh hapja e sistemit TIMS për të…

Janë 15 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier që janë vetëkarantinuar pas kontaktit me një 61-vjecare të infektuar me koronavirus e cila tani ndodhet në terapi intensive në spitalin Infektiv ne Tirane.

‘BW’ raporton se gruaja ishte kthyer në datë 6 mars nga Italia, nëpërmjet portit të Durrësit, fakt të cilin e kishte fshehur. Pasi ka patur probleme me shëndetin ajo është paraqitur në spitalin e Fierit 5 ditë pas kthimit, ku ka marrë ndihmë mjeksore pasi ka qenë me temperaturë dhe është larguar për në shtëpi. Një dite me vonë është paraqitur sërish me probleme në frymëmarrje, por edhe pas insistimit të mjekëve nuk ka treguar që kishte qenë ne Itali, por ka thënë se problemet respiratore i ka pasur edhe më parë.

Me kontrollin e sistemit TIMS, rezultoi se e moshuara kishte hyrë në vendin tonë ne datë 6, duke bërë që ti merret mostra për analizim. Në pritje të përgjigjes gruaja është hospitalizuar dhe ka qëndruar e vetme në një dhomë në repartin e pathologjisë.

Pas daljes së përgjigjes, rezultati i së cilës ishte pozitivë, dhe duke parë gjendjen shëndetësore të gruas, kjo e fundit është nisur në Tiranë.

loading...
Back to top button