Keni hasur abuzim me çmimet e ilaçeve? Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Ja ku mund të denonconi

Duke qenë se në ditëve të fundit ka pasur zëra të shumtë të qytetarëve, të cilët pretendojnë se kanë nisur abuzimet me çmimet e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike,

Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë apel të gjithë atyre që konstatojnë shkelje dhe abuzime me çmimet, të dërgojnë faturat ose çfarëdolloj prove tjetër në adresën zyrtare cometition@ caa.gov.al

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse” shkruhet në njoftimin e bërë.

loading...
Back to top button