Fotot/ Si bëhet mësimi online, metoda e re e ndërveprimit mësues-nxënës

Shkollat dhe universitetet në vend janë mbyllur, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Qeveria shqiptare vendosi që mësimi të kryhet online. Nisur nga situata e vështirë, Ministria e Arsimit ende nuk e ka caktuar një datë se kur do të rinisë mësimi. E megjithatë, mësuesit, në këtë situatë të pazakontë, e kryejnë mësimin online.
Zhvillimi teknologjik ka bërë të mundur, që të përçohet dija në shtëpitë e nxënësve, të cilët deri në një njoftim të dytë nuk duhet të dalin.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar 30 foto ku tregohet ndërveprimi mësues-nxënës dhe se si zhvillohet mësimi online.
“30 FOTO NGA MIJËRA SHTËPITË E MËSUESVE NË TËRË SHQIPËRINË, KU FALË PROGRAMIT TË RI TË LËNDËVE MËSIMORE ONLINE, MËSUESIT DHE NXËNËSIT PO NDËRVEPROJNË QË TË MOS KRIJOHET PRAPAMBETJE E PARIPARUESHME NË MËSIME
MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME NGA ZEMRA TRUPËS MËSIMORE QË NË KËTË KOHË TË ZYMTË, PO VAZHDON TË PËRHAPË ME PËRKUSHTIM DRITËN E DITURISË
KRENAR QË NË MOMENTIN MË DRAMATIK TË JETËS SONË, SHQIPËRIA ISHTE GATI PËR KËTË PROCES ASISTENCE MËSIMORE, FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020
ME NDIHMËN E ZOTIT, NE DO TË DALIM MË TË MIRË DHE MË TË FORTË NGA KJO LUFTË!
FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”, ishte mesazhi i kryeministrit në Facebook.