Emocionuese/ Duartrokiten nga ballkonet mjekët dhe infermierët në luftë me COVID 19 (VIDEO)

Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të luftën kundër koronavirusit. Pasditen e sotme në orën 17:30, qytetarët e Tiranës të vetëizoluar në shtëpi, nga ballkonet dhe dritaret kanë duartrokitur heronjtë e heshtur që janë vendosur përballë virusit.

Duartrokitja nga ballkonet e çdo familjeje për mjekët dhe infermierët në luftë me COVID 19 ishte një nismë në mbështetje të bluzave të bardha fillimisht nga vendet e tjera të prekura, mes të cilave edhe Italia, ndërsa u ndërmorr edhe në Shqipëri me iniciativë të disa faqeve në rrjetet sociale.

loading...
Back to top button