Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Më 26 mars, Shkupi dhe Tirana marrin dritën jeshile për në BE
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se koordinimet brenda BE-së për caktimit e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE kanë përfunduar dhe pritet të zyrtarizohen më 26 mars.
“Informatat tona, informatat e mia që i marr nëpër kanale zyrtare, thonë se dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, do të marrin ‘dritë jeshile’ më 26 mars, por sërish e lëmë që këtë të na e sqarojnë në detaje një pjesë e miqve dhe partnerëve tanë nga BE që nga e hëna e tutje do të vijnë në Shkup”, tha Pendarovski.
Në samitin e Brukselit në tetor të vitit të shkuar, për shkak të kundërshtimit të Francës, Këshilli Evropian nuk vendosi të caktojë datë për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësimin në BE.