Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mikja e Irfan Domnorit apel shtetit: Atletit shqiptar po i rrezikohet jeta në burgun malazez (VIDEO)

Elida Jorgoni mike dhe bashkëpunëtore në një shoqate me Irfan Domnorin i bën apel shtetit që të reagojë në lidhje me arrestimin e atletit shqiptar i cili prej 7 ditësh ndodhet në burg në Malin e Zi.

Sipas saj Irfan Domnorit i rrezikohet jeta pasi në atë burg ka edhe shumë serbë. Jorgoni thotë se Irfani kaloi pikën kufitare dhe rezulton që nuk është regjistruar, kjo sipas saj është për faj të doganierëve. Për këtë shkak thotë Jorgoni pala e Malit të Zi do që ta nxjerrë se ka bërë kalim të paligjshëm.

“Ne jemi të pambrojtur, ne jemi të revoltuar, ne reagojmë sepse ne momentin që një shtetas arrestohet qeveria e vendit ku u arrestua duhet të njoftojë palën shqiptare. Irfani është pa avokat, gjithçka që ka ndodhur me të është një abuzim dhe për këtë ne duam ndërhyrjen e shtetit shqiptar.Në Malin e Zi ne jemi të shqetësuar pasi atje këto ditë janë çeknikët serbë në atë burg. Dhe Irfani është atje me ta. Irfani është i ndershëm por ka rënë në kurthin e fqinjëve tanë. Ai ka kaluar në doganë me dinjitet, por ata nuk e kanë regjistruar dhe është faji i tyre për ta përdorur si pretekst për të thënë që ai ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme”, tha Elida Jorgoni

Elida Jorgoni denoncoi zhdukjen e Irfan Domnorit në Report TV në 1 janar pasi nuk kishin asnjë informacion se ku mund të ndodhej pasi nuk i përgjigjes në telefon, pas denoncimit reagoi edhe Ambasada Shqiptare në Podgoricë e cila bëri me dije se atleti shkodran ndodhet në Burgun Hetues në Spuzhë, pasi është dënuar me 10 ditë burg. Sekretarja e Ambasadorit, Teuta Kalaj telefonoi miken e Domnorit, Elida Jorgoni.

Nuk është hera e parë që atleti shqiptar të arrestohet nga policia malazeze.Herën e parë Domnori u ndalua në nëntor të vitit që lam pas pasi kishte valëvitur flamurin shqiptar në Krajë dhe u gjobit me 300 euro si dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi. Pasi ka kaluar një muaj Irfan Domnori është drejtuar sërish për në Malin e Zi për të marrë pjesë në një ekspozitë dhe prej 7 ditësh ndodhet sërish në burg.

Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës. Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit. Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Back to top button