Padi penale për Sali Berishën/ Përhap informacione të rreme, rrezikon 5 vjet burg

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të kallëzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa e akuzojnë për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi. Në reagimin e grupit të PS-së, thuhet se kallëzimi do të depozitohet nesër në prokurorinë e Tiranës.

Deklarata e grupit të PS:

Deputetë të Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë po ndjekin dhe vlerësojne masat e marra për përballimin e situatës së emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID 19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilet kane pergjegjesine kryesore.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojnë me shqetësim disa veprime keqdashëse të disa personave politikë që synojnë të përhapin panik, mosbesim tek stafet mjekësore dhe demoralizim.

Për këtë qëllim bazuar në Nenin 267 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë kemi vendosur të kallzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plotë penal do të depozitohet nesër në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës”.

Sipas Kodit Penal, dënimi fillon me gjobë dhe deri në 5 vjet heqje lirie, dhe shumë më tepër se kaq, në rast se ka pasoja më të rënda.

Ja çfarë thotë neni 267 i Kodit Penal:

Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Back to top button