Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Si i gjejnë partitë shqiptare në Serbi zgjedhjet e përgjithshme të 26 prillit?

Presidenti serb Vucic ka dekretuar datën 26 prill 2020 për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Parlamenti serb ka gjithsej 250 deputetë, dhe aktualisht komuniteti shqiptar përfaqësohet me vetëm një deputet.

Komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës ka pasur ndër vite 12 parti politike, ndërsa tani janë vetëm 5 të tilla.

Nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program të përbashkët.

Kjo marrëveshje u arrit në fakt me ndërmjetësimin dhe ftesën e Ministrit shqiptyarë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Ministri Cakaj tha se ky grupim u quajt “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Tashmë pretendohet që me bashkimin e partive dhe të votave të shqiptarëve atje komuniteti shqiptar të përfaqësohet me të paktën 2 deputetë.

Kjo vjen si një nevojë e domosdosdoshme e shqiptarëve pasi deri më tani shqiptarët në Preshevë nuk kanë të drejtë të përdorin në mënyrë zyrtare gjuhën shqipe dhe as simbolet tona shqiptare.

Ndaj edhe pritet që zgjedhjet e 26 prillit si asnjëherë më parë t’i gjejnë shqiptarët atje më të bashkuar dhe më të faktorizuar politikisht, edhe pse duhet thënë përballen me një sërë problemesh madhore ku kryesorja vijon të mbetet mungesa e adresave për votuesit.

Back to top button