“Asnjë rast pozitiv, kush vjen në Shqipëri nga zonat e prekura të vetëkarantinohet”

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me koronavuris.

Eugena Tomini, nga ISHP në një dalje për mediat tha se ditën e djeshme janë testuar edhe 3 raste të tjera të dyshuara me koronavirus, por nga testi i analizave rezultuan negativ.

Advertisement

“Dje janë testuar 3 raste të dyshuara me koronavirus, por rezultuan negativë. Nga periudha e shfaqjes në Kine deri dje 29 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativë”, u shpreh Tomini.

Ndërkohë nga survejanca e përforcuar task forca thekson se po kryhet monitorimi i temperaturës për udhëtarët. Ndërsa rekomandohet për personat që kanë udhëtuar nga zonat e prekura të vetëkarantinohen.

“Ministria e Shëndetësisë rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekur apo që kanë pasur kontakt me persona të infektuar të vetëkarantoniohen për 14 ditë”, tha Tomini në një deklaratë për mediat.

Back to top button