Fatmir Mediu: Më 2 mars do jem në shesh, jo për Presidentin, por për Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu thotë se në 2 mars, shqiptarët, demokratë, republikanë, socialistë, do bashkohen jo për Presidentin, jo për parti, por për Kushtetutën dhe ligjin.

“Kushtetuta është marrëveshja që shqiptarët kanë bërë për t’i vënë kufi pushtetit dhe pushtetarëve, makutërisë dhe marrëzisë; është marrëveshja që mbron liritë dhe të drejtat, të drejtën e pronës, sigurinë për jetën.

Mbrojtja e Kushtetutës është detyrim për të gjithë qytetarët.

Në 2 mars, shqiptarët, demokratë, republikanë, socialistë, me dhe pa parti, bashkohen për jetën dhe lirinë e tyre, jo për Presidentin, jo për parti, por për Kushtetutën dhe ligjin, kundër shkatërrimit të shtetit nga Rilindja.”- shkruan Fatmir Mediu. (TemA)

loading...
Lexo gjithashtu
Close
Back to top button
Close