Shqiptari Marko Kepi këkon votën e shqiptarëve në Nju Jork, do të jetë zëri i Çamërisë në SHBA (VIDEO)
Për shqiptarët që jetojnë në Nju Jork të shteteve të bashkuara të Amerikës, po zhvillohet një garë jashtëzakonisht e rëndësishme politike. Në zgjedhjet për Parlamentin e shtetit të Nju Jorkut, të caktuara për 23 qershor, është duke garuar edhe kandidati Marko Kepi, shqiptar me prejardhje nga Shkodra. Ai fushatën e zhvillon me hartën e Çamërisë dhe të Shqipërisë Etnike, kurse në intervistën ekskluzive për Lajm Tv premton se do të jetë zëri i Çamërisë në Nju Jork, kurse kundërkandidati i tij është me prejardhje greke.
Kjo është një garë mes lobit shqiptar dhe lobit grek në Nju Jork, kurse mundësia për fitore e shqiptarëve është jashtëzakonisht e madhe. Ata duhet të regjistrohen në Staten Ajlend dhe Bruklin si përkrahës të partisë Republikane, dhe si përkrahës të Marko Kepit, dhe pastaj fitorja në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë e sigurt.
Fitorja e Kepit është e garantuar, por vetëm nevojitet mobilizim i fuqishëm I shqiptarëve që jetojnë në lagjet Staten Ajlend dhe Bruklin. Në këtë lagje të Nju Jorkut jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, kurse për fitoren e Marko Kepit, nevojitet të regjistrohen së paku dy mijë prej tyre.
Në rast se ai fiton garën për deputet në Parlamentin, respektivisht asamblenë shtetërore të Nju Jorkut, Marko Kepit i hapen dyert që në të ardhmen të zgjedhet edhe në kongres, duke u bë kongresmeni i parë shqiptar në historinë e SHBA-ve. Në këtë mënyrë shqiptarët do të fitojnë zërin e tyre të fuqishëm në Uashington, por më së tepërmi do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në SHBA.
Në garën e tij, Kepi ka përkrahjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të figurave të fuqishme politike në Nju Jork, në mesin e të cilëve kongresmenë e senatorë aktualë, e të mëhershëm. Ata apelojnë që shqiptarët e Staten Ajlendit të bëhen bashkë rreth Kepit dhe të faktorizohen në nivelin që e meritojnë.
Marko Kepi gëzon mbështetje të mbarë komunitetit shqiptar, pa marrë parasysh a janë me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, apo Çamëria.
Marko Kepi është angazhuar në politikën amerikane që në moshë të re. Mirëpo sfida para së vilës gjendet tani është frymëzuesepër shqiptarët e Nju Jorkut, sepse do të mund të përfaqësohen nga një shqiptar, e jo nga asemblistë grekë ose të etnive tjera, siç ka qenë deri tani./Gazeta Lajm/