Ramush Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën burrë shteti, Albin Kurti “tradhtoi” Kosovën te amerikanët

Ramush Haradinaj thotë se Kosovë nuk e shikon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si burrë shteti, pasi sipas tij, me padinë që bëri ofendoi gjithë popullin e Kosovës.

Haradinaj: Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar.

Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish.

Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar. 

Sa i takon çështjeve të brendshme politike në Kosovë, Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ofertuan  tek i dërguari i presidentit Trump, Grenell heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Duke folur për pavarësinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se në kohën e luftës nuk e mendonin pavarësinë. Sipas tij, në atë kohë UÇK kërkonte bashkimin me Shqipërinë, por ishte presioni ndërkombëtarë ai që detyroi të pranonin çlirimin e Kosovës në kufijtë aktualë.

Haradinaj: Në atë kohë mendonim vetëm largimin e armikut nga territori i Kosovës. Në fillim donim bashkimin e shqiptarëve, ka qenë vizion i të gjithëve.

Me kalimin e kohës jemi detyruar të pranonim çlirimin e Kosovës në kufijtë që kishte. Ne kemi pasur presion të madh pas vitit 1999 nga OKB.

Ata kanë bërë përpjekje për mbylljen e gjendjes së Kosovës. Për shkak të Rezolutës 1244 ne e kemi pësuar. Ka qenë një tendencë e bashkësisë ndërkombëtare e asaj kohe për t`i përçarë shqiptarët. Marrëveshje që kemi bërë me Presidentin Rugova në 2004, ajo i prishi ato matematika shumë.

Në atë kohë isha i “padisiplinuar”, nuk pranoja korniza. Korniza e OKB ishte e papranueshme në atë kohë. Gjatë këtij kundërshtimi ne donim të tregonim vizionin tonë.

loading...
Back to top button
Close