Ku shtrihej dhe çfarë përfshinte Epiri?

Epiri ka qenë krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, dhe nga malet e Pindit në lindje, deri në brigjet e detit Jon në perëndim.

Emërtimi Epir për këtë krahinë (në greqisht do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur fillimisht nga autorët grekë si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore.

Nga fundi i shek.VI p.e.s. ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. mori edhe kuptim të përcaktuar politik. Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorët ishin tesprotët, kaonët dhe molosët.

loading...
Back to top button
Close