Reportazhi i “France2” për riatdhesimin e emigrantëve: Shqipëria “një nxënëse e mirë”, bashkëpunon për klandestinët

Shqipëria është vendi që bashkëpunon më mirë me autoritetet franceze për riatdhesimin e emigrantëve që nuk mund të qëndrojnë në territorin e Francës. Kështu deklaron në një reportazh të ditëve të fundit rrjeti televiziv francez “France 2”, duke cituar të dhëna zyrtare nga Ministria e Brendshme e atij vendi, si dhe raportin e njërit prej deputetëve të Parlamentit vendas.

Politika e dëbimit me forcë i kushton të paktën 13.794 € për person të kthyer mbrapsht në vendin e vet buxhetit të Francës. Në këtë kuadër, autoritetet kanë përmendur Shqipërinë si vendi që bashkëpunon më pozitivisht për të lehtësuar rikthimet e shtetasve të saj në vend.

“France 2” ka publikuar një reportazh në lidhje me shifrat, procedurat dhe mekanizmat e përdorura në dëbimin e shtetasve me qëndrim të parregullt në Francë, ku për vitin 2019, kërkesat për azil nga gjithë bota u rritën me 7.3%, ku janë paraqitur 132.614 aplikime. Ndërkohë, dëbimet e të huajve me qëndrim të parregullt janë rritur me 19%, ose 23.746 raste. Në 2018 Franca shpenzoi 468 milionë euro për 33.960 dëbime me forcë. Në reportazh theksohet se ‘çdo muaj, në bazë të kërkesës së prefekturës, konsulli nënshkruan mbi 100 leje largimi’.

Shqipëria konsiderohet “një nxënëse e mirë” nga ana e Francës. Por vende të tjera “i tërheqin këmbët zvarrë” për të rikuperuar shtetasit e vet azilkërkues.

loading...
Back to top button
Close